×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshimet në listën e LDK-së, ndërrojnë numrat e kandidatëve

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar ndryshime.
    Krejt kjo pasi nga partia e Behgjet Pacollit nuk u pajtuan me renditjen e 6 kandidtëve të saj në listën e LDK-së.

    Këtë e ka konfirmuar sekretari organizativ i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se ka ndryshuar numri i Islam Pacollit, Ibrahim Makollit e Flamur Sefajt.

    Ndryshimet nuk janë të mëdha.

    Përderisa në listën e parë të publikuar nga LDK-ja, Islam Pacolli mbante numrin 34 tani ai ka numrin 22, e tani numrin 34 e mbanë Ibrahim Makolli, e ndryshim më të madh ka pësuar numrin i Flamur Sefajt, i cili ka qenë 76 e tani është 55.

    Makolli ka theksuar se me numër e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli nuk kanë pasur problem. Pacolli mbanë numrin 5 në këtë list.

    “Tanimë radhitja ka ndryshuar presidenti Pacolli është me të njëjtin numër nuk kemi insistuar për ndonjë ndryshim, sepse siç kam theksuar edhe më parë problem ka qenë me radhitjen e kandidatëve tjerë, tash numër 22 është Islam Pacolli në vend të tij në numër 34 është Ibrahim Makolli dhe Falmur Sefaj që ka qenë 76 ka ardhë në 55 qysh ne e kemi propozuar” , ka thënë Makolli për Insajderin.

    Sekretari i AKR-së ka konfirmuar se tanimë vetëm po presin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të zyrtarizojnë listën me ndryshimet e bëra.

    Nga gjithsej 110 kandidatë në listën zgjedhore të LDK-së, gjashtë janë të AKR-së. Behgjet Pacolli, Ibrahim Makolli, Islam Pacolli, Jetlir Zyberaj Mirlinda Sopi-Krasniqi e Flamur Sefaj.

    Se lista ka pësuar ndryshime ka bërë të ditur edhe Alma Lama, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.

    Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.

    Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.

    Më herët, kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Alma Lama, ka treguar se lista e kësaj partie ka pësuar ndryshime. Ajo ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.

    Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të...
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.