×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19, Italia merr masa të reja, vendi ndahet në 3 zona

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Komiteti i shkencëtarëve të Itali, këtë të diel ka marrë vendim për ndarjen e Italisë në tre zona të reja, e verdhë, portokalli dhe e kuqe. Pjesa më e madhe e Italisë është zonë portokalli, ndërsa Lombardia, Sicilia dhe provinca e Bolzanos janë zonën e kuqe. Sa i përket hapjes së shkollave ato do të hapen në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

    Me masat e reja është i ndaluar udhëtimi midis rajoneve, përjashtim bëjnë udhëtimet për shëndetin, punën ose për të arritur në shtëpitë e dyta deri më 15 Shkurt.

    Dekreti i Presidencës së Këshillit të Ministrave përcakton rihapjen e shkollave të mesme midis 50% dhe 75% në rajonet në zonën e verdhë ose portokalli të Italisë, gjë kjo që u konfirmuar edhe nga komiteti i ekspertëve.

    Në zonën e kuqe në Lombardi, Sicili dhe provincën autonome të Bolzanos, klasat e shkollave të mesme janë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet në distancë. Shërbimet arsimore për fëmijë, kopshte, shkolla fillore dhe viti i parë i shkollës së mesme do të jenë të hapura.

    Autoritetet raportojnë se deri më tani, mbi një milionë e njëqind mijë njerëz të vaksinuar. Në 24 orët e fundit në Itali u diagnostikuan më shumë se 16 mijë të infektuar të rinj dhe u shënuan 475 vdekje.

    Nga fillimi i pandemisë Italia numëron rreth 2.4 milionë persona të infektuar. Ndërsa viktima janë 82 mijë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.