×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u paralajmëron greva, nëse nuk u ndahen shtesat në paga

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditën e nesërme do t’i kthehen shkollave.

    Megjithatë, nga kjo Sindikatë edhe njëherë i është kërkuar Qeverisë që javën e ardhshme të reflektoj sa i përket kërkesave të tyre për shtesa në paga.

    Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë nga SBASHK-u kanë paralajmëruar greva.

    Njoftimi i plotë:

    SBASHK- Urime, më 18 janar i kthehemi shkollave, por…

    Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve  në komunikim të vazhdueshëm ka analizuar situatën aktuale në arsim dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë  për të cilat ka autorizuar Kryesinë e Kryetarin e SBASHK-ut që të vazhdojnë dialogun me institucionet për të arritur te zgjidhja meritore.

    SBASHK uron nxënësit dhe punëtorët e arsimit për fillimin më 18 janar të periudhës së dytë të mësimit në shkollat fillore e të mesme të Kosovës, por apelon te  Qeveria Hoti dhe Ministri Likaj që javën e ardhshme të reflekton dhe në takime me përfaqësues të SBASHK-ut të gjejnë zgjidhje për kërkesën e një shtese në paga për arsye të rrezikut nga Covid-19 dhe të nënshkruhet Kontrata e re Kolektive  e Arsimit të Kosovës. SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet  nuk reflektojnë atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

    SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet.

    Prishtinë, 17 janar 2021 ,

    Zyra për informim e SBASHK-ut /FrontOnline/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian në disa raste e shkel...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.