×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Si do të votojnë të burgosurit dhe sa është numri i tyre? Flasin nga KQZ-ja dhe Shërbimi Korrektues

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Në ditën e zgjedhjeve do të jenë gjithkah nëpër Kosovë.

    E 14 shkurti, ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t`i gjejë për disa orë edhe në burgje me të burgosurit.

    Arsyeja është e qartë.

    “Në ditën e Zgjedhjeve KQZ-ja dërgon ekipet mobile në adresë të këtyre votuesve që edhe këta qytetarë të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës”, u shpreh për Front Online, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

    Për pjesën tjetër do të përkujdeset Shërbimi Korrektues.

    “Shërbimi Korrektues së bashku me KQZ-në organizojnë zgjedhje brenda institucioneve korrektuese. Shërbimi korrektues siguron hapësirat votuese, ndërsa KQZ-ja listat dhe materialet zgjedhore”, tregon për Front Online, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 1 mijë e 445 të burgosur.

    Vetëm pasi të përfundojë regjistrimi i tyre në KQZ me 18 janar do të dihet saktë se sa nga ta kanë të drejtë vote.

    KQZ-ja këtë të drejtë do t`ua ofrojë edhe disa kategorive tjera që nuk kanë mundësi të dalin nëpër qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

    Atë, nga ky institucion thonë se do ta gëzojnë edhe personat me sëmundje e aftësi te kufizuara, pacientët nëpër spitale si dhe pleqtë që ndodhën në shtëpitë e të moshuarve.

    Por jo vetëm.

    “KQZ-ja përveç këtyre personave me nevoja të veçanta do të mundësojë votimin edhe të qytetarëve që kanë të drejtë vote, por që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me COVID-19 dhe që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të masës kufizuese sepse duhet të qëndrojnë në karantinë shtëpiake”, tregoi Elezi.

    Regjistrimi i kësaj kategorie të votuesve do të zgjasë 9 ditë – nga data 2 deri me 11 shkurt./FrontOnline/

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Ai është shprehur se...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të...
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Lajme02 Maj 2024
    Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.