Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Listës i prinë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, teksa pas tij vijnë Kujtim Shala, Ministrja e Kulturës Hykmete Bajrami, si dhe Ministri i Brendshëm në detyrë, Agim Veliu.
Pjesë e listës së LDK-së, do të jetë edhe Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, bart numrin 11 në listën e LDK-së, menjëherë pas Driton Selmanajt i cili garon me numrin 10 në zgjedhjet e 14 shkurtit./FrontOnline/