Tashmë është bërë puiblike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Lista përbëhet nga 110 kandidatë, dhe prijës i listës është Enver Hoxhaj, i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi e të tjerë.
Afaristi i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ditë më parë përsëri i është bashkuar PDK-së, për herë të dytë.
Kelmendi, është rënditur në listën e PDK-së, në dhjetëshen e dytë.
Më saktësisht, Kelmendi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 16 në këtë listë./FrontOnline/