×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mbi 133 mijë persona do të largohen nga lista votuese

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një muaj larg.

    E institucioni që i organizon ato veçse ka nisur t`i kryejë disa punë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash ka larguar nga listat zgjedhore mbi 133 mijë persona.

    Arsyet janë dy.

    “Vendimi tjetër ka të bëjë me largimin nga lista votuese e personave të cilët kanë dokument të identifikimit vetëm dokumentin e UNMIK-ut. Pra në bazë të vendimeve të KQZ-së bëhet fjalë për diku 123 mijë persona që do të largohen nga lista votuese për shkak të UNMIK-ut. Ndërkaq pjesa tjetër janë 11 mijë e 87 persona janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes”, tha për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Numri i të larguarve nga listat zgjedhore mund të rritet akoma ditëve në vijim.

    Pastrimi i tyre përfundimtar, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, varet nga lista me emrat final të votuesve që do të pranojnë nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

    “Në KQZ në kohën kur e merr listën përfundimtare të votuesve nga Agjencioni i Regjistrit Qendror Civil sepse lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit qendror civil, marrim po ashtu edhe njoftimin nga ky agjencion se sa është numri i personave të vdekur që janë larguar nga kjo listë votuese nga regjistri qendror pas zgjedhjeve të vitit 2019”, u shpreh Elezi për Front Online.

    Në zgjedhjet e 2019-s të drejtë vote në Kosovë patën mbi 1 milion e 972 mijë votues.

    E këtë të drejtë e shfrytëzuan më pak se gjysma e tyre, diku mbi 870 mijë qytetarë.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.