×
  • Lajme
  • Lajme

    ​D4D kërkon përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në listat zgjedhore

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), në një letër të hapur drejtuar subjekteve politike, i ka ftuar ato që gjatë përpilimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të angazhohen në përfshirjen e grave dhe burrave, në mënyrë të barabartë, si dhe respektimin e masave anti-covid.

    Sipas D4D, gratë në Kosovë mbesin të nën përfaqësuara fillimisht në listat zgjedhore e më pas

    edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës si deputete.

    “Subjektet politike përpilimin e listave zgjedhore e bëjnë në bazë të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, duke anashkaluar Ligjin nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në vitin 2019 të gjitha subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kanë respektuar vetëm kriterin minimal të përfshirjes së grave në lista me vetëm 343 gra kandidate nga gjithsej 1,067 sosh. Ligji për Barazi Gjinore është instrumenti kyç për trajtimin e çështjeve gjinore në Kosovë. Neni 6.8 i këtij ligji thekson se: “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”. Duke u bazuar në këtë inkurajojmë të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpilimin e listave zgjedhore në mënyrë të barabartë 50/50 për secilën gjini”, thuhet në komunikatën e D4D.

    Përveç përfaqësimit të ulët në lista zgjedhore, D4D thotë se përfshirja e grave në proceset zgjedhore vazhdon të jetë sfidë edhe më e theksuar.

    “Gratë nuk janë të përfaqësuara në nivel të barabartë në radhët e personelit zgjedhor, përkatësisht në Trupat Menaxhues Zgjedhor. Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të KKZ-ve, vetëm 16% e tyre ishin gra, ndërsa vetëm katër nga gjithsej 38 kryesues të KKZ-ve ishin gra. Instituti Demokraci për Zhvillim inkurajon të gjitha subjektet politike që të emërojnë në mënyrë të barabartë gratë dhe burrat në pozitat në terren dhe ato udhëheqëse, si në: Komisione Komunale Zgjedhore (KKZ); Këshilla të Vendvotimit (KVV); Vëzhguese në ditën e zgjedhjeve; Vëzhguese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR); Besimi i qytetarëve dhe përfshirja e grave në politikë është e ndërlidhur ngushtë me paraqitjen e tyre në publik përmes tubimeve të vogla dhe pjesëmarrjes në debate televizive. Instituti Demokraci për Zhvillim në mënyrë aktive ka përcjellë të gjitha zgjedhjet në nivel nacional dhe atë lokal, me ç’rast ka vërejtur mungesë të theksuar të grave në këto aspekte. Në vitin 2019 gjatë fushatës zgjedhore në debate televizive ishin të pranishëm gjithsej 252 përfaqësues të subjekteve politike, prej të cilëve 190 burra dhe vetëm 62 gra. Andaj kërkojmë që gratë të kenë vazhdimisht hapësirë të barabartë me burrat brenda subjekteve politike dhe në paraqitjet publike gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu, theksohet se Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë, dhe duke pas parasysh që sigurimi i vaksinave nuk është bërë në sasi të mjaftueshme sa do të mbulonte nevojat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpërndarja e virusit vazhdon të jetë rrezik

    potencialisht i lartë.

    “Andaj, ftojmë të gjitha subjektet politike të kenë kujdes të shtuar gjatë fushatës zgjedhore në mos grumbullim të një numri të madh të personave gjatë fushatës në mënyrën fizike, të mbahet distanca, maskat mbrojtëse, përdorimi i dezinfektuesve dhe të gjitha masat tjera të nevojshme në bazë të manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19”, thuhet në komunikatë.

    Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 14 shkurt.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.