×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se refuzimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë ka shkaqe fetare.

    “Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë fetare”, shkruan Latifi në profilin e tij në Facebook.

    Reagimi i tij i plotë:

    Një gjë duhet ta keni të qartë: ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë Terezës dhe ajo e Skënderbeut. Një kohë pata menduar se refuzimi për ta vendosur Anton Çetën në oborrin e Institutit Albanologjik, ishte thjesht çështje inatesh personale mes akademikësh. E kisha gabim. Ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe fetare. Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë fetare. Janë këto mendje që prej vitesh mundohen të depërtojnë me helmin e tyre në gjithë jetën institucionale e kulturore të Kosovës, me qëllimin e vetëm që ta kthejnë këtë vend edhe njëherë në një vilajet të mjerë, siç ishte për shekuj me rradhë.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.