×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studim: Kush e ka kaluar Covidin ka nivel të ngjashëm të mbrojtjes me të vaksinuarit

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Sipas një studimi të ri, njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi kanë nivel të ngjashëm të mbrojtjes kundër infektimit në të ardhmen si ata që e marrin vaksinën kundër Covid-19, të paktën në pesë muajt e parë.

    Studimi i autoriteteve shëndetësore publike në Angli, në të cilin u përfshinë 20.000 punëtorë shëndetësorë, tregon që imunitetit i fituar nga një infeksion i mëparshëm me Covid ofron 83 për qind mbrojtje ndaj riinfektimit për të paktën 20 javë.

    Rezultatet e këtij studimi gjithashtu tregojnë se ndonëse ka pak gjasa që një person që e ka kaluar Covidin të infektohet së shpejti përsëri, ka gjasë që një person të infektohet dy herë dhe ta shpërndajë virusin te të tjerët, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    “Në përgjithësi, mendoj se ky është lajm i mirë. Ua mundëson njerëzve të ndiejnë se infektimi i mëparshëm do t’i mbrojë ata nga infektimet e ardhshme, por njëkohësisht nuk është mbrojtje e kompletuar, prandaj ata ende duhen të jenë të kujdesshmë kur të dalin jashtë”, tha profesoresha Susan Hopkins, këshilltare e lartë mjekësore e autoriteteve shëndetësore në Angli.

    Ndonëse ky studim është inkurajues, është ende e paqartë nëse nivelin e njëjtë të mbrojtjes e kanë edhe personat më të mushuar. Pjesëmarrësit në këtë studim ishin persona nga mosha 35 deri 54-vjeçare dhe pritej që të kenë sistem imunitar të qëndrueshëm. Njerëzit e moshuar zakonisht kanë reagime më të dobëta të sistemit imunitar ndaj infeksioneve.

    Një pyetje tjetër që mbetet pa përgjigje është nëse ka rrezik nga riinfektimi me variantet e reja të koronavirusit, të cilat janë paraqitur në Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazil. Kjo çështje do të hulumtohet nga autoritetet shëndetësore në muajt e ardhshëm, sepse studimi do të vazhdojë.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.