×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja pa vija të kuqe, e gatshme për koalicion paszgjedhor edhe me VV-në e Kurtit

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt.

    Megjithatë, pas zgjedhjeve nga AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

    “Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësinë e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.

    Lideri i AAK-së është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

    “Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme01 Maj 2024
    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët. Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim. Kryetarja...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kritikat për mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, janë shprehur edhe nga Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur...
    Vip01 Maj 2024
    Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar koncertin e tretë me radhë “Alpha Show”. Ai tashmë ka mbajtur dy evente të...
    Vip01 Maj 2024
    Ish-konkurrenti finalist i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Blerando ka publikuar projektin e tij të ri muzikor. “Rrakata”, titullohet...
    Sport01 Maj 2024
    Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League. Loja do të luhet në “Signal...
    Lajme01 Maj 2024
    Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Jusuf Azemi ka deklaruar se...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.