×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘’Keni bërë vjedhje industriale’’, ‘’Kjo është gjuhë e rrugëve’’ – procesi zgjedhor përplas ashpër Pecin dhe Fetahun e PDK-së

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Një përplasje e ashpër mes këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Faton Pecit, dhe përfaqësuesit të PDK-së, në KQZ, Faton Fetahu për organizimin e procesit zgjedhor, ka ndodhur sonte në Rubikon të Klan Kosovës.

    ”Në rast se dikush më së pakti ka të drejtë morale për të diskutuar për një proces të rregullt zgjedhor, dhe për respektimin e votës – jeni ju”, iu është drejtuar Peci, Fetahut referuar Partisë Demokratike të Kosovës.

    ”Ju keni bërë vjedhje industriale, ju jeni sinonim i abuzimit me vullnetin e lirë qytetarë dhe si të tillë refuzoj me dëgju ligjërata morale  nga një parti që është sinonim i manipulimit të procesit zgjedhor”.

    Mes këtyre acarimeve, të menjëhershëm mes fjalësh pati reagimin përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Faton Fetahu, i cili komunikimin e Faton Pecit, e cilësoi për keqardhje, njofton Klan Kosova.

    ”Zyra e presidentit është institucioni kryesor dhe është për keqardhje që e përdorë këtë gjuhë”.

    ”Kjo është gjuhë e rrugëve zotri. Mund t’ju them juve si këshilltar dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, t’i referoheni dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

    ”Nuk ke çka i referohesh ti kërkujt. Hiç s’ke çka i referohesh”, vazhdonte reagimin, këshilltari i presidentes Osmani ndaj përfaqësuesit të PDK-së.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.