×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi i përgjigjet këshilltarit të Osmanit: Politika është edhe forcë

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    I pari i AAK’së Ramush Haradinaj prej kohësh ka shpallur kandidaturën për president. Edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, ai thotë se kjo parti synon këtë post pavarësisht se zgjedhjet janë për Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se është i duhuri për këtë pozitë dhe kritika pati edhe për Vjosa Osmanin, e cila është ushtruese e detyrës së presidentit. Osmanin ai e quajti të ‘dobët’ në kryerjen e përgjegjësive në këtë zyrë.

    Kësaj deklarate i reagoi shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci. Ky i fundit tha ndër të tjera se “në politikë nuk kryejnë punë muskujt por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”.

    Një reagimi të tillë i është përgjigjur Halil Matoshi, këshilltar i Ramush Haradinajt në kohën kur ky i fundit ishte shef i ekzekutivit.

    “Zotni Faton, politika âsht art i të mundshmes, pra edhe forcë”, thotë ndër të tjera Matoshi nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

    Ai thotë se anëtarë të iniciativës së Vjosa Osmanit kanë ftuar “shefat e degëve të LDK’së nga të cilët kanë marrë vetëm injorim’.

    Thjeshtë u kanë injoru!

    Reagimi i plotë i Matoshit:

    Nji përgjegje Fatonit, njeriut ngat Vjosës

    Zotni Faton, politika âsht art i të mundshmes, pra edhe forcë.

    Fuqi legaliste e 81 e legjislatorëve (forumi);

    Ramush Haradinaj në disa raste ka dëshmu se munet me i bâ tubë kaq dhe ma shumë të zgjedhun t’popullit!

    Kur e bâni ushtrinë psh. Kur kësi komisionarësh të BE-së thojshin: “Punë që s’bâhet”!

    Kur e bâni Trepçën të Kosovës, me ligj. që ajo zyra ku Zonja Osmani po fotografohet sot thojke: “Stop, nuk bâhet pa Beogradin!?”

    Kur e pavarësoi sistemin energjetik, njashtu…

    Për Ligjin e Prishtinës e Reformat shtetnore…

    Faton, me taksën 100% ndaj Serbisë, Ramushi e delegjitimoi ndarjën e Atdheut tonë dhe e riktheu dialogun nga tavolina e Mogherinkes (ku në vend se për normalizim flitej për territore) tek populli i Kosovës!

    Faton, Ramushi me familje e ka pagu çmimin dhe dhimbjen supreme për Kosovën dhe me i thânë atij se nuk e paskësh dhimtën e Kosovës, duhet me qenë i vocerr dhe i ult!

    Faton, Kosova nuk ka fare President të zgjedhun, ka nji administruese të Përkohshme të Zyrës së Presidencës!

    Kaq.

    Kurse tash po të drejtohem si mik: I dashtun Faton, mos merrni turr se hala jeni pa kulm mi kry (AAK âsht vërtetë parti e vogël por shpi e etablueme që nuk pikon shi e helm mbi tjerët por e mbronë Kosovën e 17 shkurtit, në kufijtë ekzistues, pa hamendje);

    Ju, nji kulm të Shtëpisë së vjetër sapo bâtë përpjekje me e çartë!?

    Tue metun nomad politik!?

    Ndërsa “shkathtësia” politike e u.d. të Presidentes (ushtruese detyre, edhe ashtu âsht term i gabuem!?) Vjosa Osmani, tue qenë vet e rreshtume me Albin Kurtin në “lëvizjen antiestabilishment” të ideueme nga Slavoj Žižek & Co pēr interesin e njifar bipolariteti, me e përkthy shqip i bjen: karshillak ndaj supërfuqisë së vetme, ShBA-së.

    Pra, në vend se me u marrë me Ramush Haradinajn, kish me qenë mirë me tregu para publikut se i keni thirrë të gjitha degët e LDK (shefat e tyne) dhe për fatin Tuej të keq, nuk keni marrë asnji përgjigje.

    Thjeshtë u kanë injoru!

    Ish pjesëtarët e familjës Suej politike!

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Të tjera
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.