×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Telekomit: Qeveria në shërbim të Z Mobile

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Edhe tri ditë kanë mbetur kur Telekomi i Kosovës do t’ia paguajë këstin e parë prej 740 mijë eurosh Z Mobile, konform marrëveshjes të ndërmjetësuar ndërmjet Qeverisë dhe Bordi të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, respektivisht menaxhmentit të kësaj ndërmarrje.

    Ndërsa, punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor 2020 dhe ende nuk dihet se kur do t’i marrin për shkak të gjendjes së rëndë financiare, si pasojë e këstit mujor që duhet ta paguajë Z Mobile, për dy vitet e ardhshme nga 740 mijë euro në datën 15 të çdo muaji.

    Madje, gjatë negociatave ndërmjet Qeverisë dhe Z Mobile, Telekomi i Kosovës kishte insistuar që afati i pagesave të jetë, të paktën 5 vite dhe kësti mujor të jetë më i ulët, por Qeveria kishte vendosur që kësti të jetë 740 mijë euro në kohëzgjatje dyvjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

    “Qeveria ia ka kthyer shpinën Telekomit dhe deri më sot nuk e ka mbajtur asnjë premtim për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes sonë. Kjo do të thotë se kjo Qeveri është në shërbim dhe në interesa të oligarkëve . Për më tepër dy ndihma financiare që I bërë Telekomit rreth 5 milionë, ato mjete kanë përfunduar në llogari të Z Mobile. Pra, ndihma nuk ishte ndaj Telekomit, siç ishte proklamuar, por ishte direkt për Z Mobile”, tha Muhamet Xhemajli, kryetar i Sindikatës Profesionale të Telekomit.

    Ai e ka fajësuar Qeverinë për mashtrim publik në momentin kur ka deklaruar se do ta zgjedhin problemin e Telekomit të Kosovës me Z Mobile duke ofruar mbështjetje për Telekomin dhe në të njëjtën kohë duke bërë presion që të arrihet një marrëveshje për kryerjen e obligimeve milionësshe ndaj tyre.

    “Derisa Qeveria ka ndihmuar biznese dhe ndërmarrje të caktuara në emër të rimëkëmbjes ekonomike, për fat të keq, kompaninë që e ka nën menaxhim 100 për qind, Telekomin që është duke falimentuar, e injon në kohën më të vështirë”, pohon Xhemajli.

    Sipas tij, rreth 4 mijë punëtorë, përfshirë edhe Postën e Kosovës, janë pa paga dhe kjo pritet të zgjasë edhe një kohë, sepse prioritet për Qeverinë e Kosovës është kryerja e obligimeve ndaj Z Mobile dhe jo shpëtimi nga falimentimi, siç kanë proklamuar.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.