×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Të dëmtuarit nga vërshimet të kompensohen

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, dhe bashkëpunëtor të tjerë, sot e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe kabineti i qeverisë komunale.

    Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me dëmet e shkaktuara gjatë vërshimeve të ditëve të fundit në Malishevë.

    Fillimisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i ka njoftuar me situatën e përgjithshme nga vërshimet e ditëve të fundit, me hapat që ka marrë komuna gjatë këtyre ditëve dhe me përpjekjet e komunës, për të intervenuar aty ku ka pasur nevojë, brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka komuna.

    Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj, pasi është njoftuar me gjendjen, ka thënë se “ajo që është kryesore, nuk ka pasur dëme në njerëz dhe kjo është më rëndësishmja. Ju përgëzoj për punën dhe angazhim tuaj gjatë këtyre ditëve të përballjes me vërshime, por ajo që tash është me rëndësi, duhet të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe më pas kompensimi i të dëmtuarave në të gjitha fushat, si në ekonomitë familjare, bujqësi, biznese dhe të dëmtuarit tjerë”.

    “Të bëhet një vlerësim i drejtë i dëmeve dhe të kërkoni nga qeveria e vendit, që ti kompensojë këto dëme”, ka thënë Limaj.

    Edhe ministri i MTI, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që “të bëhet një vlerësim i drejtë dhe të kërkohet nga organet shtetërore që të kompensohen të dëmtuarit”.

    Nënkryetari Berisha, ka bërë të ditur se komisioni është i formuar dhe nga dita e nesërme do të fillohet me vlerësimin e dëmeve në të gjitha fushat dhe në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

    Më pas janë vizituar disa nga të dëmtuarit në qytetin e Malishevës, ku janë njoftuar direkt me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës. Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal. Njoftimi...
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Modelja dhe tani edhe moderatorja e njohur, Afrona Dika ka njoftuar se ka pranuar një dhuratë. Këtë e ka bërë të ditur...
    Lajme06 Maj 2024
    As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline,...
    Sport06 Maj 2024
    Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”. Sipas mediumit brazilian...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) tha të hënën se “nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar në Gaza për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.