×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    OAK-Qeverisë: Largojeni orën policore dhe faljani bizneseve dënimet

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Oda e Afarizmit të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heq orën policore.

    OAK ka thënë se në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara.

    Njoftimi i plotë:

    Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK), rikërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës dhe orës policore për qytetarët, duke pasur parasysh se të njëjtat kufizime nuk janë duke u respektuar nga vetë ata të cilët i formuluan.

    OAK në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara.

    Shqetësimi ynë bëhet edhe më i thellë kur dihet se sipas vendimit të fundit të miratuar nga Qeveria lidhur me kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia, ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave. Ky kufizim duhet të largohet meqë nuk po përfillet nga vetë ana e institucioneve të vendit dhe partive politike, duke mos respektuar këto rregulla dhe duke organizuar dhe marrë pjesë në tubime të ndryshme, ku ka grumbullime masive, të cilat shihen nëpërmjet fotove të publikuara dhe raportimeve nga mediat.

    Poashtu kërkojmë që të lejohet puna e sektorit të Gastronomisë, për shkak të pamundësisë së shtetit për t’i përkrahur sektorët e mbyllur, ku në çdo vend tjetër, çdo vendim për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë shoqërohet me përkrahje financiare, gjë e cila tek ne është shumë e mangët.

    Gjendja e rëndë si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahjes së mjaftueshme të bizneseve dhe të punësuarve të sektorit privat, është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që të hiqen këto kufizime të orarit dhe të lejohet puna e sektorit të gastronomisë.

    Gjatë kësaj periudhe, për shkak të këtyre masave janë shqiptuar edhe gjoba ndaj bizneseve, andaj kërkojmë që të gjitha gjobat e vendosura deri më tani të largohen, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhemi.

    OAK rikërkon, heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat e pranuara nga ato.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Lajme02 Maj 2024
    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun,...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.