×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Grenell i reagon Bidenit pasi Twitteri ia mbylli Trumpit llogarinë

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Richard Grenell, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar ashpër Presidentin e zgjedhur , Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris, raporton Gazeta Express.

    Arsyeja për reagimin e Grenellit u bë njoftimi për mbylljen e përhershme të llogarisë së Trumpit në Twitter.

    “Hej, Joe Biden dhe Kamala Harris, fat të mirë për t’ju thënë vendeve të tjera se nuk mund të heshtin, censurojnë ose burgosin kundërshtarët e tyre politikë. Kjo është një krizë për brendin amerikan dhe ju po festoni fuqinë (e përkohshme) që vjen me të”, shrkoi Grenell, i dërguari special në ikje i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi.

    Demokratët në Kongres kanë kërcënuar të rinisin procesin e tërheqjes së Trump përmes amabdamentit të veçantë, në rast se ai nuk do të tërhiqet paqësisht, duke e fajësuar atë për trazirat e fundit që ndodhën në Capitol Hill në Washington.

    Pas trazirave, Twitter vendosi ta pezullojë përfundimisht llogarinë e presidentit amerikan për shkak të, siç thanë, “rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

    “Pas një rishikimi të hollësishëm të tweeteve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, deklaroi kompania amerikane të premten.

    Më vonë gjatë së shtunës, Grenell tregoi me mburrje se kishte arritur t’i bënte 36,000 ndjekës në rrjetin social Parler gjatë dy ditëve të fundit.

    Parler është një rrjet social në të cilin shumë mbështetës të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kaluan pasi profilet e tyre në rrjete të tjera sociale, të tilla si Twitter, u pezulluan si pjesë e politikave të zbutjes së përmbajtjes, tha drejtori i Parler, John Matze, raporton Reuters.

    Sidoqoftë, Apple ka kërcënuar ta heqë rrjetin social Parler nga App Store nëse nuk ndryshon së shpejti politikat e saj të përmbajtjes.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Katër personat e mbetur të plagosur nga sulmi në mëngjesin e sotëm në Londër të Britanisë së Madhe janë të gjithë ende...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar veprim të gabuar bllokimin e një ndërtese në kampus nga studentët që janë duke protestuar për...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë shtatores së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra në...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të programit “Kompakt”, ka thënë se është një simbol i mbështetjes së pakompromis...
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takimin ministror të BE-së në Bruksel, tha se në tre vitet e...
    Lajme30 Prill 2024
    Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë...
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Një urim i bukur ka ardhur nga partneri i saj, modeli i...
    Sport30 Prill 2024
    Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi, është përjashtuar nga organizata e futbollit sipas një vendimi të fundit nga Federata e Futbollit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.