×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmëron Merkel: Më e keqja pritet ende të vijë

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40 000, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik “Robert Koch” (RKI), ndërsa kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë.

    “Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë deri më tani, me shumë mjekë dhe personel mjekësor që punojnë në kapacitetin e tyre maksimal”, tha ajo, raporton ATSh.

    Gjermania, vendi më i populluar në Bashkimin Evropian, po përpiqet të përmbajë pandeminë.

    Ajo u godit rëndë nga vala e dytë e virusit pasi u kursye relativisht, në krahasim me shumë vende të tjera evropiane, gjatë valës së parë.

    Vendi sapo ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e pjesshëm deri më 31 janar dhe po u kërkon qytetarëve të reduktojnë më tej kontaktet e tyre.

    Më shumë se 5 000 pacientë COVID-19 janë aktualisht në kujdes intensiv dhe më shumë se 80% e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv janë të zëna.

    Sipas RKI, Gjermania ka regjistruar 465 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 40 343.

    Më shumë se 1,9 milionë janë infektuar deri më tani, me gati 17 000 raste të reja të regjistruara që nga e shtuna.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.