×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçlës s’i pëlqeu krahasimi i Delawie, e mëson se më kë duhet ta krahasojë sulmin në Capitol Hill

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, nuk i ka pëlqyer deklarata e ish ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili situatën e krijuar ditë më parë në Kongresin Amerikan e ka krahasuar me atë në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit.

    Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ditëve të fundit, pas shkeljes së integritetit të Kongresit dhe Senatit amerikan, ka tendenca dashakeqëse të krahasojnë këtë sulm kriminal me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Po them dashakeqës sepse nuk ka asgjë të ngjashme mes këtyre dy ngjarjeve”.

    “Së pari në shtëpinë e përfaqësuesve në Washington, banda të organizuara sulmuan ndërtesën dhe seriozisht rrezikuan jetën e senatorëve, kongresmenëve dhe personalit”, ka shkruar Sveçla.

    Më tej Sveçla ka thënë se “hedhjen e gazit në parlamentin e Kosovës e kemi bërë ne përfaqësuesit e popullit të Kosovës dhe askush nuk ka hyrë me dhunë nga jashtë”.

    “Motivi i sulmit në Washington ishte mbajtja e pushtetit me çdo kusht të një personi që humbi zgjedhjet e lira atje, kurse ne bëmë aksion simbolik për të mbrojtur 8200 hektar të territorit të vendit tonë. Për dallim nga atje, edhe pse padrejtësisht, në momentin kur qeveria legjitime Kurti u rrëzua, ne paqësisht dorëzuam detyrën”.

    “Nga dhuna në Kapitoll, pesë jetë u humbën, mes tyre edhe një polic, kurse nga aksioni yne me gaz lotsjellës nuk u dëmtua askush”, ka shkruar ai.

    “Poqese dëshirojmë një krahasim meritor, atëherë ai duhet bërë me hyrjen e bandave fashiste në parlamentin e Maqedonisë në prill të 2017-tës, të cilët dhunshëm deshën të ndalin bërjen e një shqiptari, kryetar legjitim të këtij parlamenti. Pra, krahasimet në këtë rast tregojnë shumë për këdo që i bën ato”, ka shkruar Sveçla.

    Ndërsa, ish ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie duke kujtuar fillimet e punës së tij në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit, ka thënë se “Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë, në vitin 2015 kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët. Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin”.

    Delawie në një postim në Twitter ka thënë se Kosova ka arritur ra ruajë demokracinë duke e pasur model SHBA-në, megjithatë e ka vënë në pikëpyetje se a do të kenë model tash e tutje shtetet e tjera.

    “Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja është mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.