×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Gjatë janarit mund të ketë rritje të të infektuarve me Covid-19

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, thotë se gjatë muajit janar, mund të ketë rritje të të infektuarve me Covid-19. Edhe pse thotë se nuk mund të bëhen parashikime në këtë drejtim, ai shprehet i bindur se zbulimi i vaksinës anti-covid do të mundësojë që të menaxhohet më mirë kjo situatë.

    “Mund të ejtë e pritshme që të kemi prapë faza të tilla të rritjes së numrit të pacientëve por kjo do të varet shumë edhe nga fillimi i aplikimit të vaksinës në vendin tonë’, tha Krasniqi.

    Ai foli edhe për masat që kanë marrë sa i përket menaxhimit me pandeminë ku përmendi shtimin e numrit të shtretërve dhe sigurimin e oksigjenit.

    “Ne qysh gjatë korrikut dhe gushtit kur u ballafaquam me valën e dytë të numrit të mAdh të pacientëve, bëmë identifikimin e hapësirave të cilat do të mund t’i përdornim në nëntor-dhjetor dhe kështu bëmë një plan detal dhe arritëm që vetëm në QKUK të shtojmë kapacitet të shtretërve për 200 shtretër të kyçur në oksigjen qendror”, shpjegoi ai.

    Krasniqi njoftoi se një shërbim që ofrohet për herë të parë në QKUK është Brahiterapia që nuk gjendet as në klinikat private në Kosovë.

    Ai tha se gjatë vitit 2021 do të fillojnë edhe me shërbimet IVF.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi...
    Lajme27 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.