×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi “Prishtina” thotë se po monitoron cilësinë e ujit të pijshëm 24 orë pa ndërprerë

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura atmosferike të shiut e borës, Departamenti i Cilësisë se Ujit dhe Burimeve në kuadër të KRU ” Prishtina” sh.a., ka mbikëqyrë cilësinë e ujit në burime sipërfaqësore dhe nëntokësore, sipas planit operacional për kontrollë të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit , ku furnizimi me ujë bëhet nga kjo kompani.

    Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë , me ç’rast Ujësjellësi thotë se ka marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht dy puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni.
    Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje, Lipjan, Peran, Vragoli të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë larg rrezikut për tu vërshuar dhe cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
    “Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas , të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal, gjithnjë me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër! Liqenet artificiale sipërfaqësore Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar as në rritje të turbullirës dhe as në cilësinë e ujit , andaj edhe gjendja është mjaft stabile”, bënë të ditur Ujësjellësi “Prishtina”

    KUR “Prishtina” thotë se epika e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese , ka marrë mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit të pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.