×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pushohen nga puna disa nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj Kongresit

    FrontOnline
    09 Janar 2021
    Disa nga protestuesit që sulmuan Kapitolin u pushuan të enjten nga puna, një zhvillim që pasoi publikimin e identitetit të tyre në internet nga autoritetet që hetojnë krimet në median sociale.

    Departamenti i Policisë për Uashingtonin publikoi foto të atyre personave që morën pjesë në trazirat e së mërkurës dhe njoftoi se mund të ngrejë akuza ndaj tyre. Gjashtëdhjetë e tetë persona u arrestuan pasi një turmë e zemëruar njerëzish mësyu brenda ndërtesën, duke thyer xhama, dëmtuar pajisje e duke vjedhur orendi.

    FBI’ja gjithashtu i kërkoi publikut ndihmë për të identifikuar protestuesit, një thirrje që krijoi shqetësim në mediat sociale nën dritën e një mbulimi gjerë të ngjarjes, përfshirë selfie të postuara nga vetë pjesëmarrësit si dhe video të mbështetësve të Presidentit Donald Trump në hotelet e zonës para sulmit.

    Disa individë që ishin fotografuar më parë në tubimet e zotit Trump dhe mbështetësit e lëvizjes së teorisë konspirative QAnon u identifikuan menjëherë.

    “Le t’i emërtojmë e t’i turpërojmë!”, shkruhej në një postim në Twitter kushtuar demaskimit të pjesëmarrësve në trazira.

    Një nga njerëzit që shfaqej në një nga fotot e policisë së Uashigtonit mbante leje-hyrjen e punës në qafë ndërsa ishte brenda Kapitolit. Punëdhënësit e tij e pushuan atë nga puna.

    “Ndërsa ne mbështesim të drejtën e të gjithë punonjësve për ushtrim paqësor e të ligjshëm të fjalës së lirë, çdo punonjës që demonstron sjellje të rrezikshme ndaj shëndetin dhe sigurisë së të tjerëve, nuk do të ketë më mundësi punësimi tek Navistar Direct Marketing“, tha kompania në një deklaratë, pa e përmendur emrin e personit në fjalë, raporton VOA.

    Libby Andrews, një agjente e pasurive të patundshme nga Çikago, u pushua nga puna dhe faqja e saj në internet u hoq, edhe pse siç tha ajo gjatë një interviste, nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe nuk kishte hyrë në Kapitol.

    “Unë jam 56-vjeç dhe imcake, e nuk isha atje për të shkaktuar telashe. Isha atje për të mbështetur presidentin tim“, tha Andrews.

    Ajo shtoi se ishte ngjitur në shkallët e Kapitolit, por pa u ndeshur me forcat e sigurisë dhe se kishte postuar selfi nga skena, në Instagram, si dhe kishte kënduar himnin kombëtar e më pas ishte larguar.

    Rick Saccone, një ndihmës profesor në kolegjin Saint Vincent College në Latrobe të Pensilvanisë dha dorëheqjen pasi kolegji kishte parë një video që ai kishte postuar në Facebook nga skena.

    “Si rezultat i këtij hetimi, kemi pranuar letrën e dorëheqjes së doktor Saccone-s, e cila hyn në fuqi menjëherë“, thuhej në një deklaratë të kolegjit.

    I pyetur në telefon zoti Saccone e konfirmoi dorëheqjen e tij por tha se ai nuk kishte parë akte dhune dhe se kurrë nuk e kishte kapërcyer pragun e Kapitolit. Zoti Saccone tha se e kishte fshirë videon e cila nuk shfaqej më në faqen e tij prej së enjtes.

    Paul Davis, një avokat i kompanisë së sigurimeve Goosehead në Westlake të Teksasit, përdori një llogari të tij në median sociale për të treguar pjesëmarrjen e tij në Kapitol, duke thënë se ndaj tij ishte hedhur gazlotsjellës.

    Një zëdhënës i firmës Gooseheadit konfirmoi se Davis ishte pushuar nga puna.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.