Të enjten është gjetur i vdekur një person në Istog, njofton Policia e Kosovës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML (Institutin e Mjekësisë Ligjore) për obduksion”.