×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, reshje shiu e bore

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të  mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit.

    Sipas njoftimit të IHK’së, vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme.

    “Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”, bën të ditur IHK.

    Instituti ka njoftuar se të premten dhe të shtunën temperaturat do të ulen deri në zero gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3 në 5 gradë celsius.

    “Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius. Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit”, ka njoftuar IHK./FrontOnline/.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ajo ka...
    Vip27 Prill 2024
    Rihanna shfaqi dekoltenë e saj me një fustan ngjyrë rëre në një event të lançimit të markës së saj Fenty Beauty në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.