×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetë pacientët me djegie të rënda nga shpërthimi në Ferizaj po trajtohen në QKUK, kjo është gjendja e tyre

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Dhjetë pacientë të cilët pësuan djegie të mëdha janë duke u trajtuar për momentin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare, gjendja e të cilëve është stabileKështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, drejtori i kësaj klinike, Zejn Buja.

    Buja tha se këta 10 pacientë për momentin janë në gjendje stabile, megjithëse kanë djegie mesatarisht të rënda.

    “Në Klinikën tonë kemi edhe 10 pacientë nga rasti në Ferizaj të cilët jemi duke i trajtuar, janë me djegie mesatarisht të rënda, janë në gjendje të rëndë, por për momentin stabil”, u shpreh ai.

    Buja bëri të ditur se deri më tani vetëm për gjashtë pacientë kanë dhënë udhëzime për t’i trajtuar jashtë vendit.“Këta 10 pacientë janë të shtrirë dhe po trajtohen në klinikë, gjashtë të cilët i kemi dërguar për në kujdes intensiv, ata janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, gjë për të cilën tashmë është përgjegjëse ministria, më nuk kemi informacione për ta”, tha Buja

    Ndryshe, dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur për trajtim në Republikën e Turqisë, teksa edhe dy të tjerë po presin për tu nisur.Një shpërthim i frikshëm ka ndodhur të martën pasdite në një qendër tregtare në qytetin e Ferizajt, si pasojë e të cilit 42 persona kanë pësuar lëndime.Shpërthimi, i cili dyshohet të jetë i një bombole gazi në një lokal brenda qendrës tregtare, la shumë dëme prapa vetes, mbi të gjitha në njerëz, pasi gjashtë nga të lënduarit janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, duke qenë se Kosova nuk ka një Qendër për trajtimin e Djegieve.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.