×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci e shpall njëanshëm kandidaturën për kryetar të komunës, nuk ia ka konfirmuar PDK-ja

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook e ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Drenasit.

    Ai në këtë shkrim në Facebook thotë se kandidatura nuk iu është konfirmuar nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së.

    “Çështjen e mandatit të dytë, e kam trajtuar në takim me liderin tonë, në fund të shtatorit me z. Veseli, gjatë promovimit të punës time si “kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”. Në atë kohë, kam cekur se as tre muaj e as gjashtë muaj, nuk janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve lokale. Kam pasur zotime për sigurinë e kandidaturës time për mandatin e dytë në Degën e Drenasit dhe në Kryesi të PDK-së. Ky zotim pritej të formalizohej gjatë nëntorit të kaluar nga Kryetari Veseli. Për fat të keq, ndodhi goditja e rëndë për të gjithë neve, Haga”, thotë ai.

    Lladrovci në Facebook thotë se pas nëntorit, Dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas por edhe më gjerë, filluan të mohojnë emrin e tij si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit.

    “Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time. Për tri vjet, puna ime ka rezultuar me aderimin e 9 asambleistëve të partive tjera në grupin e asamblistëve të PDK-së. Por kjo, disa keqbërësve nuk ju pëlqeu. Prandaj, nuk marr përgjegjësi për gjendjen e krijuar”, thotë ai.

    “E di se edhe sa ishte këtu Kryetari Veseli në tri palë zgjedhje, kishte persona të profilit të lartë të partisë që deklaronin se nuk jam kandidat i PDK-së, se nuk jam i dëshirueshëm as për PDK-në, as për Hashimin e as për Kadriun, gjë e cila më lëndonte shumë. Ishte e kundërta. Me mish e me shpirt jam munduar dhe kam punuar, duke qenë Drenasi e vetmja komunë e PDK-së, e fituar pa balotazh. Dega e PDK-së në Drenas dhe shumica në kryesi të PDK-së e dinë se unë nuk i nënshtrohem as shantazhit e as kërcënimit. Kam pritur nga Kryetari në detyrë të reflektojë, sikurse që duhej të reflektonte edhe Kryesia e Partisë, rreth kandidaturës time. Nuk e kam ndërmend t’u nënshtrohem apo nën renditem as në degën e PDK-së në Drenas, as keqbërësve tjerë jashtë degës. Gjatë tërë jetës, kam qenë dhe jam njeri i besës dhe fjalës. Ky deklarim imi, ndoshta do të ketë pasoja për të gjithë, por më së shumti për keqbërësit në zgjedhjet e ardhme qendrore e lokale. Pra, jam kandidat për kryetar të Drenasit, edhe për mandatin e dytë. Vendimin për mandatin e dytë ia lë sërish në duar qytetarëve të komunës së Drenasit. Pres që ata të vendosin, duan apo nuk duan, të më shohin në krye të komunës edhe katër vjet”, ka thënë Lladrovci.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.