Kreu i LDK-së foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me AKR-në e Behgjet Pacollit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat priten që të mbahen në muajin shkurt.
Ai tha se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike, por kanë lënë mundësinë e hapur që njerëzit e AKR-së të futen në listën zgjedhore të tyre.
“Ne akoma nuk jemi marrë vesh në LDK se me kënd do të bëjmë bashkëpunim ose kush mund të hyJë në listën tonë për deputet nga shkaku se ne do të shkojmë në listë si LDK, dmth, nuk do të shkojmë me koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politike. Me AKR-në kemi lënë hapësirë nëse ata kanë vullnet mund të krijojmë që njerëzit e tyre të futen në listën tonë dhe të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në, por nuk kemi ndonjë marrëveshje ose nuk kemi specifikuar akoma asgjë nga kjo”, u shpreh Mustafa për Front Online.
I pyetur se a do të bashkëpunojnë me partinë e Fatmir Limajt, Mustafa tha se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar.
“Nuk kemi biseduar, nuk mund të themi asgjë sepse koalicione formale nuk do të kemi me askënd, por me sa kam lexuar d.m.th. ekziston një orientim i madh i Nismas që ata me shku me PDK-në të hyjnë në listën e PDK-së”, u shpreh tutje Mustafa.