×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët nuk duan të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni thotë se problemet me largimin e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë stagnuar dhe tash e sa kohë nuk ka kërkesa të tilla për largim. Në një intervistë për KosovaPress, Quni flet edhe për realizimin e planit të vitit, problemet e shkaktuara nga pandemia, shkurtimin e buxhetit për ushtrinë dhe ndihmën e marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

    Pas ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, autoritetet e Serbisë në forma të ndryshme, edhe përmes shantazheve, kishin nisur presionin ndaj ushtarëve të FSK-së, pjesë e komunitet serb, çka edhe kishte bërë që shumë prej tyre të dorëzojnë uniformën duke u larguar nga Forca.

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni thotë se tash e sa kohë nuk ka pasur kërkesa të tilla nga serbët në FSK.

    Megjithatë, presioni nga Beogradi ka vazhduar në forma të ndryshme njëjtë sikurse edhe në të kaluarën, pjesëtarët serbë të FSK-së vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë Forcës.

    Quni: Nuk kemi kërkesa për largim të pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb

    “Mund të themi që ka stagnuar, është një periudhë kur nuk kemi pasur kërkesa të pjesëtarëve të komunitetit serb që të largohen nga FSK. […]Vazhdojmë t’ju japim përkrahje të gjithë atyre që i mbesin besnik Forcës së Sigurisë së Kosovës duke i ndërmarrë masat e sigurisë, duke u marrë me problemet më esenciale, për të gjitha këto ngjarje janë të njoftuara të gjitha autoritetet më të larta shtetërore dhe besoj e marrin në konsideratë shqetësimin tonë sepse nuk është shqetësim vetëm i komunitetit serb por i gjithë FSK-së sepse nuk dëshirojmë që asnjë pjesëtar i FSK-së të jetë viktimë e ndonjë presioni, shantazhi që vjen nga jashtë Kosovës”, thotë Quni për KosovaPress.

    FSK është në fazën e rekrutimit dhe vitin e ardhshëm pritet të pranohen 400 pjesëtarë të rinj, prej të cilëve edhe nga komunitetet pakicë.

    Janë bërë dy vjet prej kur FSK ka nisur procesin e transformimit e Quni thotë se po hyjnë në vitin e tretë me përmbushjen e të gjitha çështjeve të parapara në plan.

    Quni: Në vitin 2028 do të deklarohen aftësitë e plota të FSK-së

    “Jemi duke siguruar pajisjet dhe mjetet teknike që sigurojë realizimin e misioneve të njësive veç e veç, kështu që po i afrohemi fazës kur shumica e njësive munden t’i deklarojnë aftësitë për t’i kryer detyrat specifike. Në vitin 2028 ne të kemi mundësinë t’i deklarojmë kapacitetet e plota të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thotë ai.

    Quni në intervistën dhënë për KosovaPress thotë se janë në hap me planin e paraparë 10-vjeçar dhe nuk mund të mendohet që procesi i tranzicionit drejt shndërrimit në Forcë me kapacitete të plota ushtarake të përfundojë më shpejtë se viti 2028 duke parë situatën e shkaktuar nga pandemia me COVID-19.

    Quni: Është utopiste të mendohet dinamizimi i procesit të tranzicionit të FSK-së në kohë pandemie

    “Në këtë plan (të tranzicionit) kanë punuar ekspertët e fushës, në bashkëpunim me ekspertët e partnerëve strategjikë, kur është hartuar ky plan janë marrë parasysh shumë faktorë, zhvillimet në rajon, koeficienti i rrezikshmërisë, nevojat, mundësitë buxhetore e të tjera, dhe është hartuar gjithnjë me parashikimet për kushtet optimale. Tani të mendohet që të dinamizohet ky proces në kushtet e pandemisë, mund të them se do të ishte utopiste sepse duhet marrë parasysh nevojat e institucioneve të tjera, kështu që ne po i përmbahemi asaj dinamike të paraparë me planin e tranzicionit”, thotë Quni.

    Për shkak të pandemisë, me rishikimin e buxhetit është shkurtuar ai për ushtrinë dhe i është dhënë prioritet sektorit të shëndetësisë dhe ekonomisë.

    Quni: Ushtria ka nevojë për më shumë buxhet

    “Gjithnjë ushtria ka nevojë për më shumë buxhet sepse çdo rritje e fondeve do të thotë mundësi të mëdha për zhvillimin e ushtrisë por ne duhet t’i kemi parasysh faktet dhe argumentet dhe bazohemi gjithnjë në të dhëna empirike dhe jo vetëm në dëshira. Edhe shkurtimet buxhetore kanë ndikuar por për fat të mirë ne kemi raporte të mira me partnerët strategjikë, ekonomia e të cilëve është shumë më e fuqishme dhe në këto raste të vështira për Kosovën si tërësi, por specifikisht për Forcat e Sigurisë së Kosovës apo sektorin e sigurisë në përgjithësi, ne kemi pasur me të vërtetë partnerë të cilët edhe në këtë situatë na kanë dalë në ndihmë, ne formën e donacioneve kemi arritur t’i kompensojmë të gjitha mangësitë që janë paraqitur”, thotë Quni.

    Anton Quni u emërua ministër i Mbrojtjes në qeverinë e koalicionit LDK-Vetëvendosje por udhëheqjen e kësaj ministrie e vazhdoi edhe me qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti të koalicionit LDK-AAK-Nisma.

    Por, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese, Kosova pritet të bëhet me institucione të reja të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Mirëpo, ndryshimi i mundshëm i titullarit në Ministrinë e Mbrojtjes nuk shihet si shqetësim nga Quni që deklaron për KosovaPress se po lë një plan të detajuar të shtrirë gjatë në kohë me planifikimet për punët dhe proceset që e presin këtë dikaster.

    Quni: Në FSK dhe Ministri të Mbrojtjes çdo minutë është i planifikuar

    “Për çdo ministër është privilegj të vijë dhe të ushtrojë kontrollin demokratik dhe civil, udhëheqjen civile sepse gjërat janë mirë sistemuara. […] Çdo minutë në ministri dhe FSK është i planifikuar, dihet me ditë, javë dhe muaj se cilat procese janë në pritje, në zhvillim, përfundim, kështu që edhe me ardhjen e ministrit të ri dihet saktësisht çka do të ndodh në muajin mars apo qershor edhe në aspektin e ligjeve dhe aspektin e ngritjes së kuadrove, ushtrimeve fushore që do të zhvillohen”, thotë Quni.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.