Një bombol e gazit ka shpërthyer sot në një restorant në Ferizaj, ku si pasojë dhjetëra persona janë lënduar.
Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Basri Lenjani në një prononcim për FrontOnline, ka treguar se sa persona të lënduar janë sjellë në QKUK.
Lenjani ka thënë se për momentin 3 të lënduar janë sjellë në Emergjencë, pesë të tjerë janë duke ardhë dhe 12 prej tyre kanë mbetur në Spitalin e Ferizajt.
Ai, ka treguar se edhe çfarë lëndime kanë marrë personat të cilët kanë qenë brenda këtij restoranti.
“3 të lënduar janë në Emergjencë, 5 janë duke ardhur, dhe 12 janë në Spitalin e Ferizajt. Është duke u vlerësuar gjendja. Bëhet fjale për djegie të fytyrës, të duarve dhe të trupit, jemi në vlerësim”, ka thënë Lenjani./FrontOnline/