Drejtori Rajonal në Polici në Ferizaj, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Front Online, se numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit është 31 ku 7 prej tyre janë dërguar në QKUK, për trajtim.
Ai tha se në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.
Në mesin e personave të lënduar Beqiri tha se ka edhe punëtorë të restorantit./Front Online/
“Ka ndodhur një shpërthim po dyshohet se është një bombol e gazit, ka pasur qytetarë deri në 31 është numri i të lënduarve, në mesun e tyre edhe punëtorë. 7 prej tyre janë dërguar në Prishtinë, pre 31 dy janë fëmijë”, tha Beqiqi.