×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Oda e Hotelerisë dhe Turizmit: Sa më parë të hiqen kufizimet

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë (OHTK) kërkojnë nga institucionet e vendit që të hiqen kufizimet e ndërmarra si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Në një letër të hapur drejtuar institucioneve të vendit, OHTK thonë se nuk po respektohen masat ndaj COVID-19.

    Madje kërkohet që shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike t’iu dedikohet veprimtarie më të atakuar nga pandemia COVID-19.

    Letra e plotë e OHTK drejtuar institucioneve të vendit:

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës drejton letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës që:

    – Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë;

    – Kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet;

    – Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota;

    – Shpërndarja e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia Covid-19;

    – Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.

    Pas mbledhjes e cila do të mbahet në këtë javë, do të marrim vendime që në rast se nëse nuk përfillen kërkesat tona nga ana juaj, do të shkojmë deri në fund duke organizuar protesta ose edhe deri në mosnjohjen e këtyre rregullave!

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.