×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot në Kosovë

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Java e parë e janarit me mot të ndryshueshëm, me vransira, diell dhe reshje shiu, vetëm në vise malore borë. Nga e premta dhe në fundjavë rënie e temperaturave e priten mundësi edhe për borë.

    Pjesa më e madhe e Mesdheut, përfshi edhe rajonin tonë mbetet në dominim të fushave ciklonike të ardhura nga Atlantiku. Nën këto kushte mbi vendin tonë javën e parë të janarit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira, intervale më të gjata me diell e ditën e hënë dhe të mërkurë priten mundësi edhe për reshje shiu. Reshjet e borës më të mundshme vetëm në vise malore.

    Të martën dhe mërkurën gjatë ditës mund të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat mbesin ende të të larta për këtë periudhë kohore.

    Ditën e premte kalimi i një cikloni nga rajoni, sjell përgjatë vendit tonë një sistem frontal, që orëve të mëngjesit mundëson të reshura shiu dhe bore edhe në pjesë të ulëta.

    Sipas parashikimeve të fundit, më pas në fundjavë depërtimi i masave më të ftohta ajrore, mund të paraqes më shumë kushte për reshje bore dhe rënie të temperaturave.

    Orëve të mbrëmjes dhe në kushte më të qeta, pa erë, ditëve në vijim indeksi i cilësisë së ajrit do të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës vende-vende do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e nga dita e mërkurë mund të ketë fuqizim të erës, që mban indeksin në vlera të mjaftueshme më shumë gjatë ditës.

    5.01 – Diell dhe vransira. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull.

    6.01 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore me borë.

    7.01 – Vransira dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

    8.01 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit me mundësi për reshje shiu dhe bore.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 3C, e maksimalet nga 5C deri 8C, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike në rënie, e më pas gradualisht në rritje përreth vlerave normale./PrishtinaWeather

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet. Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook,...
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.