×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimet tronditëse të Baba Vangës për vitin 2021

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Baba Vanga, mprehtësja e famshme që parashikoi sulmet e 11 shtatorit 2001, ka “parë” që në 2021 do të gjendet ilaçi për kancerin.

    Me kalimin e kohës, disa libra janë shkruar për jetën dhe parashikimet e Baba Vangës. Ajo u bë e famshme pasi u tha se kishte arritur të parashikonte sulmet e ISIS-it, fillimin dhe mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, shembjen e BRSS-së, vdekjen e Princeshës Diana dhe madje edhe Brexit-in.

    E lindur si Vanghelia Pandeva Dimitrova – pas martesës Vanghelia Guşterova -, e famshmja Baba Vanga ishte një fallxhore e verbër me origjinë Bullgare. Ajo u konsiderua gjithashtu “shëruese”, ndërsa kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj në male. Ajo ishte analfabete dhe ata që e njihnin thanë se Baba Vanga kuptohej me shumë vështirësi teksa fliste, aq më tepër që asaj ishte i shprehur në një dialekt të rrallë. Videot në të cilat shfaqet fallxhorja janë me titra në bullgarisht, përndryshe askush nuk mund të kuptonte asgjë. Sidoqoftë, parashikimet e saj u bënë të vërteta në një masë të madhe, kështu që ajo u bë e famshme në botë.

    Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2021

    Viti 2020 ishte jashtëzakonisht i vështirë për të gjithë. Disa katastrofa natyrore, pandemia e koronavirusit, gjithçka çoi në një kolaps të ekonomisë, të turizmit, por edhe të optimizmit të njerëzve. Për vitin 2021, të gjithë shpresojnë në më të mirën, por edhe në përmirësimin e gjërave . Baba Vanga ka bërë parashikime tronditëse për këtë vit!

    Gruaja që e humbi shikimin kur ishte vetëm 12 vjeçare, duket se u pajis me një dhuratë të veçantë: të parashikonte se çfarë do të ndodhë në botë, deri në vitin 5079, kur, sipas saj, bota do të mbarojë. Në vitin 2021, Baba Vanga ka thënë se trajtimi i kancerit do të gjendet, si dhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme do të ndodhin në të gjithë vendin.

    Baba Vanga tha se 2021 do të jetë viti në të cilin do të gjendet trajtimi i mrekullueshëm për kancerin. “Në fillim të shekullit 21, njerëzimi do të shpëtojë nga kanceri. Do të vijë dita kur kanceri do të lidhet me zinxhirë hekuri”, citohet të ketë thënë ajo.

    Donald Trump nuk i shpëtoi as parashikimeve të bëra nga Baba Vanga. Për të, ajo tha: “Presidenti do të vuajë nga një sëmundje misterioze që do ta bëjë atë të shurdhër dhe do të vuajë nga trauma e trurit”, shkruan mediumi britanik, The Mirror, transmeton Gazeta Express.

    “Ekstremistët do të përdorin një arsenal të armëve kimike kundër evropianëve. Njerëzimi do të vuajë për shkak të shumë kataklizmave dhe katastrofave. Ndërgjegja e njerëzve do të ndryshojë. Kohë të vështira po vijnë. Njerëzit do të ndahen nga besimi i tyre. Ne jemi dëshmitarë të ngjarjeve shkatërruese që do ta ndryshojnë edhe fatin e njerëzimit”, parashikoi Baba Vanga.

    “Një dragua i fuqishëm do ta kapë njerëzimin. Të tre gjigantët do të bashkohen. Disa njerëz do të kenë para të kuqe. Shoh numrat 100, 5 dhe shumë zero”. Fallxhorja mund t’i referohet Kinës dhe “tre gjigantët” mund të jenë Rusia, Kina dhe India, shkruan mediumi rumun, Cancan. Ajo gjithashtu besonte se në 200 vitet e ardhshme ne do të kemi kontaktuar me alienët.

    Baba Vanga tashmë është bërë një figurë legjendare. Disa që besojnë në aftësinë e saj për të parashikuar të ardhmen thonë se ajo njoftoi datën e vdekjes së Stalinit, fillimin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit, fitoren e zgjedhjeve të Boris Jeltsin, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, sulmet e 11 shtatorit dhe madje edhe fitoren e Veselin Topalov në turneun botëror të shahut. Në të njëjtën kohë, shumë kundërshtojnë të gjitha këto deklarata, duke i konsideruar interpretimet për to si ekzagjerime dhe skeptikët rezervojnë të drejtën të mos besojnë absolutisht asgjë që thuhet në lidhje me Baba Vangën.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.