×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e kujt e bëri nervoz Lladrovcin dhe cilin politikan e ka më mik?

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte dhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që padyshim çdo deklaratë që bëhet kundër UÇK-së thotë se e godet atë.

    Duke theksuar se UÇK-ja është madhështore, Lladrovci deklaroi edhe se Bekim Hamëz Jashari, apo kryetari i Skënderajt, është miku i tij më i mirë.

    Madje Lladrovci tha se zemra dhe shpirti i kosovarëve është me të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

    Pjesë nga intervista e Lladrovcit dhënë për lajmi.net:

    Lajmi.net: Cila fytyrë publike ka arritur të iu bëjë më nervoz me ndonjë deklaratë të hapur dhe me cilin kryetar komune keni më së shumti bashkëpunim?

    Ramiz Lladrovci: Deklaratat e politikanëve janë opinione të cilat nuk duhet gjykuar, përpos atëherë kur fyhet dinjiteti ynë nacional, shteti apo vlerat kombëtare, etnopsikologjike apo vlerat përtej bindjes personale. Çdo deklaratë kundër UÇK-së më godet, sepse, është shpirti ynë shekullor i rezistencës dhe prirjes për liri. Mund të kemi gabime, por, UÇK-ja është madhështore. Shkëlqimi ynë shpirtëror e fizik, pas Skënderbeut në agjendat botërore dhe liria e arritur. Të gjithë kryetarët e komunave në përgjithësi i kam miq, por, Bekim Hamëz Jashari për mua është më shumë se shok e mik e bashkëpunëtor.

    Lajmi.net: Qeveria Kurti apo Qeveria Hoti?

    Secila nga këto dy qeveritë i ka dobësitë e veta, sepse, të mirat, si opozitar, nuk priremi t’i shquajmë të parat. Njëra me propagandë të fuqishme e tjetra me propagandë modeste, kanë dallime. Qeveria është dinjiteti i shtetit dhe qytetarëve të saj. Parashikimi im ishte Qeveria Kadri Veseli që do të duhej të ishte model i qeverisjes, avancimit të çështjeve dhe përshpejtim të proceseve madhore, jo vetëm procesi integrues euro-atlantik, por, edhe cilësia e vendimeve madhore si marrëveshja finale, asociacioni, zhvillimi ekonomik dhe përkrahja e kompanive dhe bujqësisë e shumë projekte tjera. Për fat të keq, parashikimi im nuk doli i saktë.

    Ramiz Lladrovci: Disa prej miqve tuaj më të mirë gjenden në Hagë, cili është mesazhi juaj për këtë fundvit drejtuar atyre?

    Po, ne të gjithë që kemi qenë dhe jemi miq të ngushtë e të afërt të tyre e kemi përjetuar dhe përjetojmë shumë rëndë mungesën e tyre. Jo vetëm ne, por edhe vendi ynë dhe kombi janë të goditur. Zemra dhe shpirti ynë është me ta, duke qenë fuqishëm të bindur në pafajësinë e tyre por edhe bindjen e fortë se do të lirohen nga shpifjet e kuzhinave të huaja dhe tendenca e njollosjes së luftës tonë të drejtë e të pastër.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.