×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’mjafton veç BE-ja – për dialogun të përfshihen Biden, Merkel e Macron

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Luftëtari dhe politikani Ramush Haradinaj është nga ata që ka provuar thuajse gjithçka në jetën e tij, varfërinë, luftën, plagosjen, vrasjen e më të dashurve, emigrimin, punën e rëndë, burgosjen, postin e kryeministrit, dorëheqjen dhe prap nuk është tërhequr, por sfida te tjera i ka vënë vetes dhe e presin në të ardhmen.

    Që në moshë të hershme familja e Ramush Haradinajt u përball me agresionin serb, çka e bëri atë të kërkonte vazhdimisht mundësinë për të mbrojtur, siç e thotë ai familjen e vendin e tij. Ramush Haradinaj komandant në Zonën Operative të Dukagjinit rrëfen se kush ishte shtysa e angazhimit të tij dhe e gjithë familjes së tij në luftë.

    “Unë kam qenë 12 vjeç atëherë në 1980 kur u burgos axha, baca Smajl Haradinaj, pastaj djemtë, edhe vajzat dhe e gjithë familja. Dhe që atëherë ishte një ndryshim i madh në ish-Jugosllavi, ka qenë dhe më herët po sidomos në 80-n një ndryshim i madh. Edhe familja jonë u identifikua ashtu, u pozicionua si një familje që në atë kohë e quanin seperatiste, ndarëse, që donin me e nda Kosovën nga ish-Jugosllavia. Nuk ishim ne brezi i parë. Edhe breza të tjerë e kishin atë rrugëtim ashtu, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e kombit. Po pastaj unë gjatë shkollës fillore gjithë kohën kam qenë i ballafaquar me faktin se i takoja një familje që kishte dale kundër shtetit, që vepronim kundër shtetit. Pra që fëmijë vetvetiu mbetëm anash, mbetëm në anën tjetër që i bie në anën kundërshtuese. Ndërsa në vitet 90, kur u larguan krejt shqiptarët prej pune, edhe baba u largua prej pune, mbante një dyqan. Pra disi rrugët e shqiptarëve të Kosovës me ish-Jugosllavinë e atëhershme u ndanë dhe filloi rezistenca paqësore e njohur si LDK, e prirë prej presidentit Rugova. Por po ashtu, në të njëjtën kohë filluan dhe plot grupe me planet e tyre kundërshtuese më luftarake deri edhe tek guerilat e parë, e rastisi që edhe ne si familje të jemi të parët në ato guerilat e hershme. Flas per vitin 91,92,93,94,” – tregoi Haradinaj.

    Gjatë luftës së fundit familja e Hilmi Haradinaj i dha dy dëshmorë Kosovës, Luanin dhe Shkëlzenin. Dauti së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin, prezantuan për herë të parë UÇK-në publikisht. Edhe pse Ramush Hardinaj në përpjekje për të mbrojtur fshatin e tij Gllogjanin, i cili u sulmua pas Prekazit e familjes Jashari, u plagos rëndë, momenti më i vështirë për të është humbja e vëllezërve.

    Nëse nuk do të luftonim do të vriteshim më shumë. E ka pasur bindjen që me armë dikush edhe shpëton por pa luftuar dhe pa armë do të vdisnim të gjithë. Dhe ishte e pritur që ato që ndodhën në Bosnje më herët e nëpër Kroaci ku u vranë dhe asgjësoheshin zona të tëra atëherë edhe ne këtu në Kosovë e kemi bindur veten se edhe ndaj nesh do të ndodhin edhe shumë më keq. Vetëm ata që luftojnë mund të shpëtojnë

    Ramush Haradinaj

    Politikan dhe ish-luftëtar i UÇK-së

    Sfidat për të kanë qenë të shumta. Dy herë Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës, dy herë dha dorëheqje prej këtij posti.

    Dy herë është përballur me tribunalin e Hagës dhe dy herë ka dalë i pafajshëm.

    “Gjatë kohës që u thirrën në Hagë, z. Thaci, Z. Veseli, Jakup Krasniqi u diskutua shumë nëse po përbaltej lufta apo është një proces individual,” – tha gazetarja Mulaj teksa pyeti Haradinajn për këndvështrimin e tij.

    “Të them të drejtën këto janë të përziera si procese. Edhe pse ndodh që akuzat u drejtohen individëve, këta individë përbëjnë një udhëheqje të asaj që njihet si lufta jonë për liri dhe ajo luftë është në themel të asaj kush jemi, të pavarësisë së Kosovës. Ka rrezik të madh që përgjatë këtyre proceseve, të dobësohet dhe të dëmtohen themelet e asaj se kush është Kosova, kush janë shqiptarët në Ballkan. Pra të deformohet e vërteta e luftërave në Ballkan. Forcat e Serbisë dhe të Millosheviçit ishin ato qe kanë kryer krimet. Në këto aktakuza që i drejtohen individëve në rast konkret serish ekspozohet gabim ose nxirret gabim e vërteta e luftës së Kosovës, drejtësia e luftës sonë. Ne kemi luftuar së pari për të mbetur të gjalle vetë, për të mbajtur gjallë familjet tona, njerëzit e pambrojtur të këtij vendi, pra është absurd i madh që të ndodhen shqiptarët e Kosovës përpara filtrave të drejtësisë edhe më tej,” – u shpreh Haradinaj.

    Gazetarja Esmeralda Mulaj pyeti gjithashtu nëse bisedimet me Beogradin janë të vështira.

    “Kemi dhënë të gjitha ato konfirmimet e nevojshme se jemi te gatshëm për njohjen përfundimtare reciproke në kufijtë ekzistues. Për këtë mendoj se kërkohet edhe energjia e palës tjetër. Pra përtej energjisë së Prishtinës kërkohet edhe energjia e palës së tretë. Nuk mjaftojnë institucionet e BE-së si rasti i Borrel dhe Lajçak. Pra kërkohet përfshirja e vendimmarrësve të lartë politikë ose i Presidentit të Amerikës apo ai i Kancelares Merkel e Presidentit Makron. Kërkohet një energji e vendimmarrësve të lartë,” – tha ai.

    Haradinaj tha se duhet një strategji afatgjatë e bashkëpunimit me SHBA-të, siç ishte për krijimin e ushtrisë. Duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ndonëse vlerëson kontributin e Donald Trump, nuk e fsheh optimizmin për presidentin e ardhshëm Joe Biden.

    Anëtarësimi në NATO është sfida e radhës për Ramush Haradinajn, i cili edhe nëse nuk do të zgjidhet president, post për të cilin ka shprehur ambicien, thotë se nuk do ta ndalë punën e tij për ta bere Kosovën pjesë të strukturave euroatlantike.

    President apo jo Ramush Haradinaj do të vazhdojë ta dominojë diskutimin për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Vip05 Maj 2024
    Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në filmin e Titanikut dhe Lord of the Rings, ka vdekur në...
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.