×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrau dy motrat, Përparim Ademi thotë se është penduar për krimin dhe kërkon falje

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Pasi vrau dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në ditën e fundit të vitit 2020, 59-vjeçari Përparim Ademi, është shfaqur i penduar para uniformave blu. Ai ka kërkuar falje për veprimin që kishte bërë dhe u shpreh se gjithçka erdhi pasi dyshoi që Zhaneta Metani kishte krijuar një lidhje tjetër, duke u ndarë nga ai.

    “Njihem me të dyja motrat, Kristinën dhe Zhanetën. Ato janë të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim më rrallë, ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Zhaneta nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoja dhe t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin. Kërkoj falje”.

    59-vjeçari i qëlloi dy motrat me një kallashnikov. 26 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, ku autori kishte zbrazur gjithë karikatorin dhe më pas e la armën në apartament, shkruan Tv Klan.

    Vrasja ndodhi në sy të një fëmije të mitur, ndërsa para se t’i vriste, Përparim Ademi kishte debatuar me të dyja motrat. Fqinjët kanë dëgjuar sherrin që po bëhej në apartament dhe më pas të shtënat me breshëri.

    Ademi u arrestua pranë shkollës “Vasil Shanto” nga forcat Shqiponja. 59-vjeçari akuzohet për vrasje ndaj dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.