×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Festa e fund vitit kaloi e qetë dhe pa incidente madhore

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Policia e Kosovës, referuar urdhrit operativ të përgatitur për festat e fund vitit dhe fillim vitin e ri 2021 dhe bazuar në rastet e raportuara, vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

    Sipas Policisë, planifikimi operacional i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë arritur përmes shtimit të masave të sigurisë, monitorimit të qytetarëve dhe zbatueshmëris së ligjit.

    “Pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në zonat senzitive, në trafikun rrugor dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme. Festa e vitit të ri (2020/2021) kryesisht ka kaluar e qetë, me më pak incidente se vitin e kaluar, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës dhe në qendrat mjekësore, që kanë qenë lëndime trupore, lëndime si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incidente zjarri dhe dëmtim prone. Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime. Policia e Kosovës duke iu uruar të gjithë qytetarëve vitin e ri 2021, njëkohësish përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të vazhdojë angazhimet e saja, drejt ruajtjes së rendit, sigurisë publike dhe parandalimit të krimit”, thuhet në komunikatë./FrontOnline

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Vip02 Maj 2024
    Këngëtarja Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.