×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Marrëveshja e nënshkruar me ShBA-të është e arritur e madhe

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur të arritur të madhe marrëveshjen e nënshkruar sot me Shtetet e Bashkuara të Kosovës (ShBA). Kjo marrëveshje sipas tij, siguron financimin për bizneset kosovare dhe projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit.

    Kjo marrëveshje sipas tij, është në kuadër të asaj të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

    “Të gjithë ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, tash po i shohin përftimet që i kemi nga kjo marrëveshje. Duke filluar nga pika doganore në Merdarë, ku janë thjeshtësuar procedurat dhe është integruar pika kufitare atje. Sot bëmë një marrëveshje të re, ku siguron financimin për bizneset kosovare dhe për projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Besoj që është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës nënshkrimi i kësaj marrëveshje dhe ne tash na hap rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera financuese për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Uashingtonit”, deklaroi ai.

    Veç tjerash, ai potencoi se ky vit ka qenë sfidues, për çka u zotua se për gjashtë muaj janë treguar rezultatet, që një qeveri tjetër sipas tij do të duhej të kalonte një vit punë për të arritur ato.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike./FrontOnline/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.