×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    S’ka buxhet për 100 € shtesë për mësimdhënësit, por s’ka as rezultate në arsim

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Nga 100 euro po i kërkojnë për tre muaj, njësoj si shëndetësia e policia.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) po thonë se janë përballur nga afër me rrezikun nga COVID-19.

    Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, për Front Online po thotë se janë në pritje që kërkesa e tyre të aprovohet nga Qeveria.

    “Ne kemi zhvilluar edhe sot komunikimin me ministrin dhe i kemi sqaruar çështjet dhe unë besoj shumë që ministri apo dikush nga kabineti i tij në takimet e radhës në Qeveri do ta ngrisin këtëçështje”, ka thënë Jashari.

    Nga shtatori, Jashari po thotë se punonjësit e arsimit i janë ekspozuar rrezikut dhe për këtë meritojnë të paguhen.

    “Ne iu ofruam argumente ngase kur ka qenë mësimi online  ne nuk kemi pasur asnjëkërkesë të tillë, por me të filluar viti shkollorë numri i të prekurve me Covid në sistemin arsimorëështë shtuar shumë, jemi nisur nga fakti që të tjerëve u është ndihmuar në shtesat gjë që e përkrahim shumë”, thotë ai.

    Këtij të fundit, të mërkurën i është përgjigjur ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

    Ai tha se Kosova ka mungesë të buxhetit, dhe se shkurtimet buxhetore në ministrinë që ai drejton e pamundësojnë realizimin e kësaj kërkese.

    “Janë diku 23 mijë arsimtarë dhe 27 mijë është kuota me stafin mbështetës. Kjo kap shifrën 2.7 milionë euro nëse përfshihet periudha nëntë mujore. Është një buxhet i jashtëzakonshëm. Kosova ka mungesë të buxhetit dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i të gjithëve”, ka thënëLikaj.

    Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, për Front Online ka thënë se duhet që IKSHKP-ja të dalë me një qëndrim dhe të tregoj se sa kanë qenë të rrezikuar stafi i mësimdhënësve gjatë mësimit në shkolla.

    “Kërkesa e SBAShK-ut është kërkesë e drejtë e tyre sindikale, mirëpo se sa profesioni i mësimdhënësit ka qenë i rrezikuar  gjatë kësaj periudhe është një debat tjetër për të cilin neve na nevojitet njëpërgjigje pikë së pari nga Instituti i Shëndetit Publik. Ata duhettë na tregojnë se kush ka qenë i rrezikuar, kush ka qenë burimi i infeksioneve dhe niveli i shpërndarjes së virusit brenda vetë mësimdhënësve”, ka thënë Qehaja.

    Qehaja tha se procesi mësimorë këtë vit është dëmtuar shumë për shkak të situatës me Coronavirus dhe nuk ka sjellë rezultatet e pritura me kurrikulat e parapara.

    “Prej këtij rifillimi të mësimi në shtator, por përfshirë tërë situatën nga marsi i tërë procesi mësimorëështë dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Kemi një proces tëmbarëvajtur mirëpo kjo nuk nënkupton që po i njëjti proces na ka sjellërezultate sikurse të parashikuara me kurrikulë”, ka thënë ai për Front Online.

    Procesi mësimorë ka filluar me 3 skenarë në shtator, dhe është ndërprerë gjysëmvjetori i parë parakohe me 18 dhjetor për të rifilluar në gjysmëvjetorin e dytë me 18 janar të 2021-tes.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.