Kryesia e LDK-së sot ka mbajtur mbledhje për ta caktuar kandidatin për kryeministër të vendit.
Në këtë mbledhje është vendosur se kandidat për kryeministër do të jetë, nënkryetari i kësaj partie Avdullah Hoti.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë se pas mbledhjes së Kryesisë kanë vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.
“Sot jam këtu me kryeministrit Hoti të ju informojmë lidhur me qëndrimin e LDK-së sa i përket punës së qeverisë sa i përket kritereve udhëzuese për deputetët, dhe lidhur me kandidatin për kryeministër të vendit. Ne kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë deri në paralajmërimin e Gjykatës Kushtetuese që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kemi vlerësuar se Qeveria ka bërë punë të mirë, ka arritur të i kthej marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në…..
“Qeveria ka punuar mjaft mirë dhe ka qenë shumë e zëshme në luftën ndaj pandemisë… Qeveria nuk ka ra si pasojë e mos punës w saj, pasi qeveria nuk i ka zgjedh deputetët e Kosovës. Kjo na ka shty që edhe të jetë kandidat i yni për kryeministër”, u shpreh Mustafa.
Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se është mirënjohës që e ka marr besimin e plotë nga Kryesia e LDK për të qenë kandidat për kryeministër.
“Ne do të ndërtojmë ekipet e nevojshme me njerëzit më të mirë. Gjatë këtyre shtatë muajve kemi dhënë më të mirën. Kemi arrit rezultat në luftën kundër pandemisë. Në ditët e ardhshme unë do të dal me programin tonë dhe me kandidatët për listë zgjedhore”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1125066234595928