×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Koalicionet s’janë temë në PDK, s’kemi vija të kuqe as për VV-në

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se partia të cilës i takon, nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

    Deputetja Musliu, në një intervistë për KosovaPress thotë se pavarësisht kësaj në PDK deri më tani nuk është diskutuar për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore.

    “Partia Demokratike asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe. PDK, koalicionin e përjetshëm e ka me qytetarët e Kosovës. Ne çdo herë do të jemi garanci për një shtet me integritet, një shtet me sovranitet të plotë, dhe një shtet ku secili qytetarë i Republikës së Kosovës do të ndihet i dinjitetshëm. Asnjëherë nuk do të vendosim vija të kuqe për askënd, dhe nëse edhe Lëvizja Vetëvendosje është parti shqiptare e Kosovës, atëherë kjo nënkupton që edhe për Lëvizjen Vetëvendosje vlejnë rregullat e njëjta dhe nuk bëjmë përjashtim. Por deri më tani, si parti politike dhe si struktura organizative vendimmarrëse, ne nuk e kemi në tavolinë temën ose diskutimin e koalicioneve as parazgjedhore, apo edhe pas zgjedhore, për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thotë Musliu.

    Musliu thotë se PDK-ja është e vetmja që u ka qëndruar besnik parimeve të saja, duke pohuar se është shndërruar model për partitë tjera.

    “Partia Demokratike e Kosovës tashmë vitet e fundit ka filluar të shndërrohet në një model se si duhet të funksionojnë partitë demokratike në një shtet të pavarur. E them këtë sepse para një viti kishim zgjedhje në Kosovë dhe të gjitha partitë politike vendosën vija të kuqe karshi Partisë Demokratike të Kosovës, ishte e vetmja PDK-ja ajo e cila ishte kundër vijave të kuqe për partitë politike shqiptare të Kosovës. Tani në këto zgjedhje që po ofrohen të gjitha partitë, në çdo studio televizive, në çdo paraqitje thonë se vijat e kuqe janë të padobishme dhe nuk do të jenë prioritet për asnjë parti. Kjo do të thotë se kanë marrë mësim nga e kaluara, dhe Partia Demokratike iu ka dhënë një leksion partive tjera”, thotë Musliu.

    Musliu thotë se ofertat për koalicionet e mundshme, do të bazohen në ide dhe vizione, ndërsa fton elektoratin që të mos votojë me inate, por të orientohet te partitë që kanë dhënë rezultate dhe

    krijuar stabilitet në vend.

    Teksa shton se këto zgjedhje, Kosovën e gjejnë më të destabilizuar dhe me të pasigurt se kurrë më parë.

    “Bashkëpunimin tonë, pavarësisht ofertave që do t’i kemi, ose që ne do t’i japim, do t’i bazojmë në programe, në vizion dhe ide. Ne nuk do të ftojmë elektoratin që të votojë me inate dhe inercion, por elektorati jonë dhe qytetarët e Kosovës, përfundimisht duhet të koncentrohen dhe të orientohen tek ato parti të cilat kanë dhënë rezultat, tek partitë që kanë krijuar stabilitet në vend. Fatkeqësisht këto zgjedhje, Kosovën e gjejnë me të destabilizuar se kurrë, dhe më të pasigurt se kurrë”, thotë Musliu.

    E për krejt rezultatet pozitive të PDK-së, Musliu ia dedikon meritat dy ish-udhëheqësve, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të cilët thotë se kanë qenë shembull për punën ekipore, traditë të cilën kjo parti po e vazhdon edhe në këtë kohë kur liderët e saj janë në Hagë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Vip06 Maj 2024
    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.