×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ia ofron Kroacisë ndihmën e FSK-së pas tërmetit

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Kosova i ka ofruar ndihmë Kroacisë pas tërmetit të djeshëm, është bërë e ditur në një njoftim nga Qeveria, raporton Gazeta Expres.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar letër Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat.

    ‘’Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e mëdha nga tërmeti që goditi rajonin e Petrinjes dhe u ndje deri në Zagreb e rajone të tjera. Si Kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme të ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit’’ thuhet në letrën e Kryeministrit Hoti, dërguar homologut kroat Plenković.

    Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë këtë fatkeqësi natyrore sa më trimërisht të jetë e mundur. Ndërsa ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë me të gjitha kapacitetet.

    ‘’Si vend mik dhe si aleat, Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Kroacinë dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka në kapacitetet tona për të lehtësuar vuajtjet dhe për të tejkaluar sa më shpejtë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Populli i Kosovës është këtu për të ndihmuar dhe kjo ndihmë ofrohet me gjithë zemër’’ thuhet në letrën e Kryeministrit Hoti.

    Po ashtu Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë zhvilluar biseda me institucionet homologe nga Republika e Kroacisë, të cilave u kanë shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave që ka lënë tërmeti

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.