×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami: Kemi 40 milionë euro plus financim nga jashtë për koston e vaksinës

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se si Qeveri kanë marrë për bazë disa amendamente të deputetëve të partive të ndryshme parlamentare për Buxhetin 2021.

    Ajo ka bërë të ditur se janë parashikuar 40 milionë euro shtesë për vaksinat kundër Covid-19.

    Po ashtu ajo tha se kanë trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale.

    “Kriza me pandeminë Covid-19 siç duket do të vazhdojë edhe në tre muajt e parë të vitit 2021. Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, aty nga të gjitha grupet parlamentare u aprovuan disa amendamente që janë si çështje si ma vitale. Psh, reflektuam koston e vaksinës që nuk ka qenë e inkorporuar në Buxhet, sepse në kohën kur e kemi përgatitur buxhetin nuk kanë qenë të aprovuar vaksinat. Do të thotë janë 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës në mënyrë që të blihen doza për të gjithë qytetarët e vendit. Gjithashtu kemi trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale. Dhe disa amendamente të tjera të cilat kaluan me aprovim të deputetëve të komisionit dhe ne u detyruam të gjemë burimet”, tha ajo.

    Ajo kërkoi nga deputetët që të mos procedojnë me amendamente të tjera për arsye se nuk do të ketë mundësi të zbatohen për shkak të limiteve buxhetore të cilat i kanë

    Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se janë pajtuar si komision që t’i rekomandojnë Kuvendit që të mbështeten vetëm amendamentet që kanë kaluar në Komision, për shkak që nuk ka kohë të mjaftueshme.

    “Janë rreth 138 amendamente që janë pa përkrahje të komisionit. Ne si komision duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi jemi dakorduar njëzëri anëtarët e komisionit që të shqyrtojmë vetëm disa prej amendamenteve që kemi llogaritur që mund të jetë esenciale në mënyrë që të kalojë buxheti. Kurse pjesa tjetër është lënë që të bëhet në rishikim dhe të përcaktohet sipas prioritetit që mund të jenë në rishikim. Pra për të evituar një situatë ku shqyrtimi i 150 amendamenteve një nga një na merr kohë më shumë se 3 ditë, por edhe në seancë dhe të evitohet situata kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mund të publikohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje pa një buxhet të miratuar jermi pajtuar si komision që t’i rekomandojmë Kuvendit që të procedohet pa asnjë ndërhyrje tjetër vetëm me amendamentet që kanë marrë mbështetjen e Komisionit”, tha ai.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.