×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet kryetari i Klinës, i ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve publike për 2 vjet

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është dënuar me 4 mijë euro gjobë për rastin ku ai akuzohej nga Prokuroria Themelore në Pejë për konflikt interesi.

    Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në afat prej 2 vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Nëse i pandehuri nuk e paguan gjobën atëherë të njëjtit do t’i zëvendësohet me dënim me burgim.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 9 tetor të vitit 2019, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Zenun Elezaj akuzohet se më 20 shkurt 2018, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës, duke e ditur se vajza e tij, ka për të aplikuar në pozitën “Mjeke e praksës së përgjithshme”, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Klinë, ka marrë pjesë personalisht në këtë çështje zyrtare, duke marrë vendim për formimin e komisionit për zhvillimin e procedurave për krijimin e marrëdhënies së punës.

    Sipas aktakuzës, komisioni të cilin Elezaj e kishte formuar e kishte përzgjedhur si punëtore vajzën e kryetarit të Klinës, duke e punësuar atë në QKMF-në “Nëna Terezë”, në Klinë.

    Në aktakuzë thuhet se hetimet ndaj kryetarit të Klinës, kanë filluar nga kallëzimi penal i ushtruar nga Agjencia Kundër Korrupsion në Prishtinë, ku sipas opinionit të dhënë për prokurorinë, AKK-ja kishte përcaktuar se kryetari i Komunës duhet të përjashtohet nga çfarëdo çështje vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë anëtar të afërm të familjes.

    Prokuroria Themelore në Pejë, sipas aktakuzës, më pas ka nisur hetimet ndaj Elezaj më 26 gusht të këtij viti, ku pas analizimit të provave materiale dhe dëshmisë së dëshmitarëve dhe vet të pandehurit, kjo prokurori thuhet se ka ardhur në përfundim se ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale të konfliktit të interesit./FrontOnline/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Të tjera
    Sport28 Prill 2024
    Granada është rikthyer te fitorja në La Liga, duke triumfuar ndaj Osasunas në javën e 33-të. Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i vizitorëve në qendrën historike të Vlorës shtohet vit pas viti. Por këta të vizitorë vendas dhe të huaj vijnë dhe...
    Opinione28 Prill 2024
    Nga: Raffaele Huang (me kontributin e gazetarit Dave Sebastian) / The Wall Street Journal (titulli origjinal: What Is TikTok Worth? Guesses Range...
    Vip28 Prill 2024
    Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i ftuar në Fan Club këtë të diel....
    Vip28 Prill 2024
    Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me një mesazh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.