×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër? Flet Haziri

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur për kandidatin për kryeministër të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai nuk e përjashton mundësinë që kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti, të rikandidohet për këtë post.

    “Me vetë faktin se unë thash që nuk e kemi komoditetin me nxjerr një emër ose dy emra sonte, tregon qartë se ne jemi duke e bërë vlerësimin. Z.Hoti të shtunën para kryesisë paraqiti një pasqyrë të punës së qeverisë’, thotë Haziri.

    “Kjo nuk e përjashton z.Hoti. Përkundrazi i jep përparësi në këtë debat të brendshëm. Duke qenë kryeministri ne dëshirojmë me i ruajt arsyet pse e kemi kandidu herën e kaluar për kryeministër i cili ka ardhur si kryeministër i pakicës”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

    “Qeveria e pakicës i ka dhimbjet e veta, vështirësitë e veta dhe u pa përfundimisht që jo me vendim të Kuvendit siç ndodhi me qeverinë LDK-VV, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

    “Nuk kish vendim as të Qeverisë, as LDK’së e as partive të tjera politike përveç VV’së e cila ka shkaktuar rastin dhe në fund gjyqtarët e sollën një vendim final të cilin ne e kemi pranuar”, tha Haziri.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof...
    Sport09 Shtator 2024
    FC Ballkani është bërë më trajner të ri. Artim Pollozhani është emëruar në krye të shtabit teknik të kampionëve në fuqi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.