×
  • Lajme
  • Lajme

    “Petrol Company” shpërndan dhurata për 100 femijë me nevoja të veçanta në Prishtinë

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    “Petrol Company” ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave me rastin e festave të fundvitit.

    Dhuratat sot u janë shpërndarë fëmijëve me nevoja të veçanta në Prishtinë. 

    Shpërndarja u bë përmes Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës.

    E drejtori i kësaj Qendre, Blerim Shabani, falënderoi “Petrol Company” për fëmijët derisa tha se falë këtyre donacioneve ata do të jenë më të gëzuar në këtë fundvit.

    “Shfrytëzoj rastin të falënderoj “Petrol Company” dhe pronarët e kësaj kompanie z. Shkelzen dhe Hyni Jusaj për këto dhurata që i ka bë, për fëmijët në nevojë në komunën e Prishtinës, që sado pak fëmijët ta presin vitin e ri të buzëqeshur”, ka thënë ai.

    Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Valentina Mekani,  tha se janë ditën e sotme janë shpërndarë dhurata për 100 për fëmijë me nevoja të veçanta, në mënyrë që edhe këta fëmijë të ndjejnë gëzimin e festave të fundvitit.

    “Sot me rastin e festave të fundvitit po bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me nevoja të veçanta. Janë gjithësej  100 dhurata që janë shpërndarë sot”, ka thënë ajo.

    Mekani falënderoi stafin e Qendrës për Punë Sociale për pranimin dhe shpërndarjen e dhuratave direkt te fëmijët.

    “Këto dhurata do të shpërndahen nga stafi i Qendrës për Punë Sociale, ku do të adresohen për fëmijët me nevoja të veçanta.  Falënderoj përfaqësuesit e kësaj Qendre që na ka ndihmuar për ta bërë sa më të lehtë shpërndarjen e pakove”, ka thënë Mekani.

    Ajo tha “Kjo nuk do të jetë hera e fundit,  ky aktivitet do të vazhdojë edhe në komunën e Fushë Kosovës te fëmijet e familjeve në nevojë. Ajo ka falënderuar edhe taxi “Nita” për gatishmërinë për të bërë transportin e dhuratave.

    “Petrol Company” edhe gjatë javës së kaluar ka shpërndarë dhurata për fëmijë në lokacione të ndryshme: Në spitalin e Pediatrisë (në repartin e leukemisë), si dhe në shoqatën “Autizmi” në Prishtinë. 

     

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.