×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hamza: PDK e përkrah mocionin procedural për Ligjin për Buxhet

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se përveç PDK-së të gjitha partitë tjera politike i kanë bërë sherr Kuvendit të Kosovës dhe i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës.

    Hamza deklaroi se e përkrahin mocionin procedural për votim të Ligjit të Buxhetit.

    Ai tha se mungesa e fuqisë politike e qeverisë Hoti e ka sjell vendin në këtë situatë.

    Hamza: Partitë tjera përveç PDK-së ia kanë bërë sherrin Kuvendit

    “Këto parti politike përjashtim të PDK-së realisht i kanë bërë sherr këtij Kuvendi, i kanë bërë sherr popullit dhe i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës. Kanë ardhur me premtime shumë pompoze dhe të mëdha se do jenë koalicion i shpresës doli që janë koalicion i dëmtimit të interesit të vendit. Me qenë mbarë dhe mirë qeveria e kishte aprovuar buxhetin në kohë, e kishte aprovuar buxhetin pa pasur nevojë që ne të vijmë dhe vendi të vijë në situatë të tillë çfarë ka ardhur. Por mungesa e fuqisë politike, mungesa e numrave dhe nuk e di pse një qeveri pranon me qëndrua në pushtet kur nuk i ka numrat dhe nuk mund t’i kaloj as iniciativat ligjore që kërkojnë shumicën e thjeshtë. Por edhe partia tjetër opozitare Vetëvendosje duhet me pas pak një konsistencë dhe me i mbajtur mend disa çështje. Nuk është moti kur PDK në një seancë të jashtëzakonshme ka kërkuar mocion procedural për t’i futur në rend të ditës ligjet për pakon emergjente dhe një gjë e tillë është kundërshtuar nga qeveria e atëhershme e koalicionit Vetëvendosje- LDK dhe partitë tjera”, tha ai.

    Hamza shtoi se sot nuk po e përkrahin qeverinë, sepse po këtë qeveri vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka dërguar në shtëpi dhe mirë ka vepruar.

    Hamza: Nuk po e përkrahim këtë qeveri sepse vendimi e dërgoi tek shtëpia

    “Duke e marr për bazë rëndësinë e temës që jemi sot këtu dhe po e bisedojmë sepse nuk jemi këtu për me përkrahur qeverinë se vendimi qeverinë e dërgoi tek shtëpia dhe mirë boll që nuk po bënë mirëpo jemi këtu për t’i përkrahur dhe për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit dhe PDK sigurisht do jetë në përkrahje të mocionit procedural me qëllim që të ecim tutje me këtë temë“, theksoi ai

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Të tjera
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...
    Sport28 Prill 2024
    Granada është rikthyer te fitorja në La Liga, duke triumfuar ndaj Osasunas në javën e 33-të. Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.