×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Thaçin e Veselin i mbështes fuqishëm në Hagë, sepse atje janë për luftën çlirimtare

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpalosur para kryesisë së Nismës në Shtime vizionin e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    AI ka thënë se ndodhet në një vatër të luftës dhe fal dhimbjes e sakrificës është kthyer në simbol të lirisë së Kosovës.

    Lideri i Nismës ka thënë se koncepti i tij është në mbrojtje të shtetit, sepse vendi po rrezikohet.

    “Ne besojmë se vendi ynë është në rrezik. Slogani ynë i fundit ka qenë bashkë për shtetin dhe apeli ynë ka qenë të bëhemi bashkë duke parashikuar rreziqet që po na vinë për t’i preventuar ato. Ne qysh para tri viteve kemi paralajmëruar se Kosova do të jetë në një udhëkryq të madh. Populli i Kosovës t’i jap orientimin vendit ka don ta çojë. Njëri drejtim çon të dëmi i pariparueshëm”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

    Më tutje, ai ka thënë se Kosova sot është e atakuar nga të gjitha anët dhe po duan që vendin me kthy në një shtet jofunksional dhe të padëshirueshëm nga qytetarët.

    “Sot po preken vlerat tona kombëtare. Kosova po kontestohet jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Unë kam pas mospajtime me Hashim Thaçin dhe politikat e tij, por ai ka shkuar atje për luftën çlirimtarë dhe jo për qeverisjen e tij. Prandaj ai dhe bashkëluftëtarët tjerë që janë në Hagë e kanë mbështetjen time të plotë 24 orë”, ka shtuar Limaj.

    Kreu i Nismës ka thënë se fytyra e parë publike e UÇK-së, ka qenë Jakup Krasniqi dhe ai ka qenë fytyra zyrtare e kësaj ushtrie. UÇK-në e keni njohur fillimisht përmes Krasniqit. Ata e kanë e marrë imazhin e UÇK së. Po duan me sulmua imazhin e lirisë së UÇK-së.

    Limaj ka thënë se rreshtimi është shumë më rëndësi në politikë, por ka thënë se rreshtimi i Nismës ka qenë i drejtë, pavarësisht se nuk ka mund t’i ndal disa dëme që i janë bërë vendit.

    I pari i Nismës i ka ftuar anëtarët e kryesisë së Nismës që garën mos ta bëjnë për të, por për të mbrojtur shtetin.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.