×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali vrau babanë në Prizren, krejt çka dihet deri tash

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në lagjen Dardania në Prizren. Në mes të rrugës, një 30-vjeçar ka therur për vdekje babanë e tij.

    I njëjti është arrestuar menjëherë nga Policia. Për ngjarjen janë deklaruar edhe familjarët.

    Në pikë të ditës dhe në rrugë, 30 vjeçari M.H. nga Prizreni dje sulmoi me thikë prindin e tij 50 vjeçar.

    Trupi i pajete mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetoj plagëve.

    Rastin për FrontOnline e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

    Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Shaban Osmanollaj, ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

    “Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

    Familjarët: Njoftuam policinë para 3 dite, vetëm erdhen e qortuan si të ishte 2 vjeçar

    Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, që vrau babain e tij sot me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite.

    Halili ka bërë një sqarim në llogarinë e tij në Facebook. teksa ka thënë se i vëllai i tij ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim.

    “Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti”, ka shkruar Halili.

    Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se janë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.

    “Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur. Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla problem”, thuhet në postimin e Halilit.

    12 vrasje në familje gjatë këtij viti

    Këtë vit numri i vrasjeve brenda familjeve në Kosovë është rritur në krahasim me 2019’ën.

    Në vitin e kaluar, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kishte shtatë vdekje. Ndërkohë, në 2020-ën janë kryer gjithsej 12 vrasje në familje.

    Shkaktare për rritjen e numrit të këtyre krimeve në këtë kohë, sipas psikologëve, është edhe pandemia.

    Prandaj, ata sugjerojnë që në këtë periudhë qytetarët të krijojnë rutinë të re dhe ta largojnë mendjen nga problemet ekonomike, të cilat besohet të jenë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në familje.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.