×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston katër persona të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Përmes, një komunikate për media Policia ka njoftuar se fillimisht kishte arritur ti arrestoj tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, bazuar në objektivat strategjike dhe planifikimet operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit, me 24.12.2020 Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur ti arrestojë katër (4) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “ Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Njësiti policor fillimisht kishte arritur ti arrestoj tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.

    Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë (10) gramë kokainë dhe një qese me marihuanë,  të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një (1) qese e vogël me kokaine dhe parat e përdorura në shitblerje .

    Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë  (B. R. në Orlloviq).

    Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe konfiskuar:

    –          Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gram,

    –          Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gram,

    –          Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshe 3.2 gram,

    –          Një revole zastava 9 mm me nr serik 72529,

    –          Një karikator me 6 fishek dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,

    –          Dy vetura:  njëra Polo me targa lokale dhe tjetra Shkoda me tabela zvicerane,

    –          Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 Euro,

    –          Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.)  janë 65 Euro dhe dy telefona.

     

    Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari (B. R. në Orlloviq) anë gjetur dhe konfiskuar :

    –          Një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishek të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,

    –          Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit Kokain me peshë 0.63 gram,

    –          Një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokain me peshë 27.89 gram,

    –          Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinar dhe 26 dollar.

    Ky operacion i suksesshëm policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.

    Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të renda, të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në qendrën e ndalimit./FrontOnline/

    Imazhi mund të përmbajë: E brendshme

    No photo description available.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.